December 1, 2020
Portali Shprehja

Haaland pa frena; “hat-trick” me Norvegjinë, 27 gola në 27 ndeshje për vitin 2020

Erling Haaland nuk tregon asnjë shenjë ndalimi, i vendosur për të rishkruar historinë e futbollit. Viti 2020 është mbresëlënës për sulmuesin e ri norvegjez, si me fanellën e Borussia Dortmund, ashtu edhe me atë të Norvegjisë. Në ekipin kombëtar ka filluar t’i tregojë qartë aftësitë e tij.

Nëse me ekipet e të rinjve, Haaland ishte bërë i famshëm falë nëntë golave ​​kundër Hondurasit në Kupën e Botës U-19, me përfaqësuesen më të mirë, ish-lojtari i Salzburgu nuk kishte shënuar në dy ndeshjet e para të vitit 2019. Tani, gjithçka ka ndryshuar, me gjashtë gola në katër ndeshje.

Një gol ndaj Austrisë, dy kundër Irlandës së Veriut dhe një “hat-trick” kundër Rumanisë. Ndeshja e vetme kundër Serbisë, miqësore, është e vetmja që nuk e pa Haaland të tundte rrjetën. Tashmë, norvegjezi është golashënuesi i vetëm dhe i arratisur i Ligës së Kombeve, me gjashtë “rrjeta” në sfidat e fundit.

Në Bundesligë e filloi vrullshëm, duke shënuar katër gola. Të cilëve duhet t’i shtohet ai në Superkupën e Gjermanisë. Një ritëm i denjë për “Topin e Artë” 2021, duke qenë se këtë vit ky çmim prestigjioz nuk do të jepet prej urgjencës së koronavirusit. Haaland është duke thyer çdo rekord midis shënuesve të rinj në historinë e futbollit.

Me gjashtë gola tani, nuk duket e pamundur ta shohim atë në fronin e golashënuesit më të mirë të Norvegjisë: Në të ardhmen e Haaland mund të parashikohen shumë gola dhe rekorde për t’u thyer. Karriera e tij sapo ka filluar, por pritshmëritë po shumëfishohen çdo ditë.

.

Të Ngjajshme

“Veterani” Quagliarella dhe golat jo banalë! Edhe sonte xhevahiri i tij vleu pikën (VIDEO)

admin

Klopp dorëzohet: Nuk kam lojtarë të mjaftueshëm!

admin

“Nuk e ndërroj Realin me asnjë në botë! Si mik dhe madrilen, Ramos duhet të qëndrojë”

admin

Leave a Comment