October 4, 2023
Portali Shprehja

Hadergjonaj: Synimi është t’i kthejmë rezultatet pozitive

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj ka folur para përballjes ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” dhe ka treguar se ndihet optimist për rezultat pozitiv.

“Dardanët” janë nikoqir të “Helvetikëve” në takimin që pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:25 në ‘Fadil Vokrri’. Hadergjonaj, e ka vlerësuar lartë ekipin kundërshtar, por ka shtuar se me ndihmën e tifozëve, Kosova mund të merr rezultat pozitiv.

“Kanë qenë tri ditë shumë intensive. Kemi punuar në anën taktike për ndeshjen kundër Zvicrës. Duhet të jemi të bashkuar, pasi e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Besoj se ekipi do të jetë gati për këtë përballje”, ka thënë fillimisht Hadergjonaj pas stërvitjes.

 

“Kemi ushtruar shumë fort dhe synimi është t’i kthejmë rezultatet pozitive për të kthyer përkrahjen edhe më të madhe të tyre. Pasi së fundi ka qenë një kohë e vështirë ku na kanë munguar rezultatet, por tash e kemi rastin kundër një kundërshtari të fortë në shtëpi të kthejmë pozitivitetin”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.

.

Të Ngjajshme

Milevski: Kërkojmë fitore para dueleve të muajit dhjetor

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

admin

Armiku i jetëgjatësisë, qëndrimi ulur në të shumtën e rasteve

Leave a Comment