December 5, 2020
Portali Shprehja

Hajnat i hedhin sprej në sy punëtores dhe ia marrin 140 euro në Prishtinë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në një lokal Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se një vajzë ka raportuar se deri sa ishte duke punuar, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në lokal dhe i kanë hedhur sprej në sy.

Të dyshuarit nga lokali kanë vjedhur pazarin ditor në vlerë 100 euro dhe çantën e punëtores, në të cilën përveç dokumenteve të saj kishte dhe 40 euro.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 18.09.2020-16:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në një lokal, dy persona të armatosur dhe të maskuar (maskë dhe kapelë) kanë hyrë në lokal dhe i kanë hedhur sprej në sy. Nga lokali kanë vjedhur pazarin ditor në vlerë 100 euro dhe çantën e saj, në të cilën përveç dokumenteve të saj kishte edhe 40 euro”, thuhet në raportin e PK-së.

.

Të Ngjajshme

Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari Bleron Galani

admin

Dyshohet se falsifikoi dokumentin e bankës për të fituar tenderin publik, arrestohet një person

admin

​Paraburgim për veprat penale vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

admin

Leave a Comment