May 16, 2021
Portali Shprehja

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

Një person ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:36 në fshatin Polish, në Prizren.

Siç thuhet në raport, sipas ankuesit, të dyshuarit pasi kanë vërejtur ankuesin kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar me një veturë.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga ai kishin vjedhur para të gatshëm dhe stoli ari. Sipas ankuesit, të dyshuarit pasi kanë vërejtur ankuesin, kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar me një veturë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment