September 28, 2020
Portali Shprehja

Hapet një vrimë e madhe në Siberi, shkaktar ngrohja globale

Vrima gjigante u pa për herë të parë nga një ekip televiziv që fluturonte mbi këtë zonë dhe sipas The Siberian Times, kur shkencëtarët shkuan për të hetuar se çfarë ndodhi, ata gjetën copa akulli dhe shkëmbi të hedhura qindra metra larg epiqendrës, shkruan kp, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët kanë filluar të hetojnë fenomenin, gjersa nuk është bërë tërësisht e ditur nëse kjo humnerë është shkaktuar nga ndryshimi i klimës. Por në vitin 2014, diçka e ngjashme ndodhi në Gadishullin Jamal në Rusinë veriperëndimore, pas një serie verash jashtëzakonisht të ngrohta.

Ekspertët besojnë se vrima të tilla gjigante janë rezultat i një kolapsi të papritur të kodrave ose tundrës, e cila ndodh kur shpërbërja e ngrirjes së përhershme stimulon akumulimin e metanit nën sipërfaqe.

Për shkak të ngrohjes globale në Arktik, zona e përhershme e ngrirjes po shkrihet me shpejtësi. Shkencëtarët besojnë se ky proces ndikon në krijimin e humnerave të tilla, por ende nuk ka kërkime të mjaftueshme që konfirmojnë me siguri se ndryshimi i klimës është ai që kryesisht inkurajon shembjen e tyre.

Metani është 84 herë më i fuqishëm një gaz serrë sesa dyoksidi i karbonit dhe çlirimi i rezervave të mëdha të këtij gazi mund të shkaktojë një proces të pakthyeshëm që mund të përshpejtojë më tej ngrohjen globale. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

I shkaktoi frikë fëmijës, largohet nga puna edukatori i mbuluar me tatuazhe

admin

Banorët e këtij fshati po shfrytëzojnë telat e rrymës si urë për kalimin e lumit

admin

“Romeo dhe Xhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

admin

Leave a Comment