June 23, 2021
Portali Shprehja

Hapet parku i dinozaurëve në Shkup

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit sonte është hapur i ashtuquajturi “Dinopark”, ku janë vendosur 41 figura të dinozaurëve, shkruan Alsat. Ky park shtrihet në 2.000 metra katërorë ndërsa ka kapacitet për 300 vizitorë, të cilët do të kenë mundësi të shohin figurat  me madhësi natyrale të Tiranosaurus, Stegosaurus, Alosaurus, si dhe figura tjera të dinozaurëve më të vegjël. Për ndërtimin e këtij parku janë shpenzuar 350 mijë euro ndërsa investitorë është Qyteti i Shkupit. Nga dita e nesërme qytetarët do të mund ta vizitojnë këtë park nga ora 09:00 deri në ora 21:00, ndërkaq hyrja pritet të kushtojë 50 denarë.

.

Të Ngjajshme

Filipçe: Po përgatiten protokolle që nxënësit në shtator të kthehen në shkollë

admin

Rama: Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon

admin

Shilegov e Ganiu premtojnë zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov”

admin

Leave a Comment