December 5, 2020
Portali Shprehja

Hapja kufijve, si javës kaluar premtohen për javën e ardhshme

Vendet e rajonit, javën e ardhshme pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e kufijve pa kushte. Ndonëse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javës që shkoi, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të shtetasve të rajonit do të merr epilog në takimin e radhës “on-line” ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimorë, Bullgarisë e Greqisë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se meqë situata epidemiologjike është konstatuar të jetë e ngjashme në të gjithë rajonin, autoritetet e rajonit kanë unifikuar një këshill koordinues për të vepruar bashkërisht në vendimmarrje për luftën kundër pandemisë. Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për testin PCR për të kaluar kufirin.

“Prandaj besoj se gjatë javës që vjen ky grup pune do të jetë në funksionim. Koordinatori i këtij projekti që është nga Ministria jonë e Shëndetësisë do të jep raport të plotë dhe në mbledhjen e ardhshme do të merremi vesh për politikën e përbashkët për kufijtë.

Që i bie, vendimi do të jetë javën e ardhshme?”.

“Po, gjatë javës që vjen”, u përgjigj Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Një javë më parë, Filipçes i erdhi në vizitë homologu kosovar Armend Zemaj, të cilët thanë se gjatë kësaj jave do të vendoset për kufijtë, gjë e cila nuk ndodhi. Krerët e shëndetësisë patën përmendur që heqja e PCR-testit negativ mund të zëvendësohet me test serologjik, test të shpjet 15 minutësh në kufi ose edhe me heqjen e tërësishme, vetëm duke mbajtur maskat dhe mjetet për dezinfektim.

Një ditë më parë, zëvendëskryeministrat e dy vendeve Trahiri dhe Grubi u takuan në Shkup, por pos zotimeve deklarative nuk i thanë publikut për ndonjë vendim të marr në lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy vendeve apo edhe të rajonit.

Adnan Qaili

Të Ngjajshme

Sela: Nëpërmjet kontestit me Bullgarinë qëndrojnë edhe gjera të tjera

admin

Sela: Ndryshime në Rregulloren për punë ne Kuvendit shndërrojnë deputetin në makineri votimi

admin

Sela: Mazhoranca e ka për detyrë të sigurojë shumicën, ne do të mbështesim ligjet që janë në favor të qytetarëve

admin

Leave a Comment