February 1, 2023
Portali Shprehja

Haraçinasi 37 vjeçar plagoset në një lokal në Prishtinë?

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emshir” në lokalin “Exit Large Bar”.

Sipas informatave të para të policisë, personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.

Ndërkohë burime të Insajderit kanë mësuar se bëhet fjalë për Burim Ajetin.

Të njëjtat burime thonë se Ajeti është nga Maqedonia e Veriut përkatësisht nga Haraçina.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha zëdhënsja e policise, Flora Ahmeti./insajderi

Të Ngjajshme

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Leave a Comment