February 2, 2023
Portali Shprehja

Haradinaj: Ata qe po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se,Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet.

“Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk jan pak, do të përfundojnë me turp.
Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi.
Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu.
Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!”, ka shkruar Haradinaj. (INA)

Të Ngjajshme

U kap brenda “shtëpisë së barit”, 19 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Angli

admin

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Leave a Comment