August 2, 2021
Portali Shprehja

Haradinaj godet Kurtin pas takimit me Vuçiq: Kot ishte!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të kotë takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Haradinaj ka shkruar se Kurti ka vendosur “që të mos bëjë asgjë në këtë proces”.

“Ai nuk po do ta kuptojë se pa përfshirjen e SHBA-së, dialogu është i vdekur. Ai nuk po do ta kuptojë se me Borellin dhe Lajçakun është në qorrsokak.

“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për kryeministrin. Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit”, ka shkruar tutje ai.

Të Ngjajshme

Osmani nderon post-mortem djalin e Joe Biden që shërbeu në Kosovë, thotë se familja Biden bëri shumë për shtetin tonë – Iliria News Agency

admin

Gjermania në shtator planifikon dozën e tretë të vaksinave për këto kategori – Iliria News Agency

admin

Ne Shqiperi Cecen e duan kot, ne Kosove plote – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment