August 11, 2022
Portali Shprehja

Haradinaj-Kurtit: Je bërë ‘good guy’, po vepron vetëm si po të thotë Lajçaku

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka shtyrë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë, për letërnjoftimet dhe targat.

Duke iu drejtuar kryeministrit, ai tha se është bërë “good guy” dhe se po vepron vetëm si po e urdhëron Bashkimi Evropian.

“Kurti me të vërtetë është good guy (djal i mirë). Por, është një problem këtu. Sikur të ishte nisur si good guy s’do të kishte dert. Por, është nisur si i fortë. Qe ku ka përfunduar. Shko para, shko mbrapa. Vetëm çka t’i thonë. Dhe a e dini kush? Lajçaku. Sepse atë e thërret Vuçiqi. Kjo është Kosova sot”, u shpreh Haradinaj, raporton Telegrafi.
Ai tutje tha se Kosova ka hyrë në “qorrsokak” dhe se për të dalë nga aty, “Kurti duhet t’i kryejë së pari detyrat e shtëpisë”.

“A do të zgjidhet kështu situata në veri? Ky është qorrsokak ku kemi hy. Për të dalë duhet më i krye punët e shtëpisë. Duhet me i rritë rrogat e policëve që po i dërgon në veri. Jepu shtesa, bleju çka ju duhet. Shtatori vjen shpejt e është marre Kosova sa herë të niset me u kthye mbrapa”.

Të Ngjajshme

Kurti për kërcënimin për luftë: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar

admin

Një vit pas marrjes së pushtetit, a do të qëndrojnë talibanët?

admin

Dy shpërthime me tritol në Tiranë dhe Kamzë

admin

Leave a Comment