November 28, 2022
Portali Shprehja

Haradinaj: Me marrëveshjen e djeshme për tabelat e kemi evituar rrezikun e parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me marrëveshje e djeshme për targat, është evituar rreziku që të ketë viktima. Gjatë seancës plenare, ish-kryeministri ka theksuar se kjo marrëveshje nuk ka zgjidhur në tërësi situatën në veri. Sipas tij, sfidë mbetet rikthimi në institucione të serbëve të dorëhequr.

Gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës në organin më të lartë legjislativ, Haradinaj u shpreh se ekzekutivi duhet të fillojë me diskutim me serbët lokal.

Haradinaj: Me marrëveshjen e djeshme për tabelat e kemi evituar rrezikun e parë

“Me marrëveshjen e djeshme për tabelat e kemi evituar rrezikun e parë, pra që të kemi viktima. Qofshin këta policë të Kosovës, apo qytetarë serbë të veriut. Mirëpo, dje me marrëveshje nuk është zgjidhur situata në veri. Mos ta harrojmë këtë, mos të bëjmë hopa pa e kaluar lumin. Sfida që na pret është rikthimi në institucione të atyre që e kanë lëshuar vendin e punës, apo atyre vendeve vakante në rend dhe ligj. Qeveria e Kosovës, kryeministri por të gjitha institucionet e vendit, duhet të fillojnë me pikën 2 të rezolutës të cilën e kemi propozuar para disa ditëve”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nuk duhet të rrezikohet tërësia territoriale, për të shpëtuar nga asociacioni.

Haradinaj: Sovraniteti dhe kushtetueshmëria nuk janë të negociueshme

“Unë e di që do të vijmë tek kjo marrëveshje e këtillë për faktin se e kam dëgjuar në vizitën e parë të Lajçak dhe Escobar që kanë thënë integriteti territorial nuk është i negociuëshëm. Sovraniteti nuk është i negociueshëm, kushtetueshmëria nuk është e negociueshme. Mos të eksperimentojmë askush prej neve me ide se ndonjë rregullim tjetër na shpëton nga asociacioni. Nëse duam të shpëtojmë nga asociacioni urdhëroni të bisedojmë bashkë, por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale”, ka shtuar Haradinaj.

Të Ngjajshme

Begaj: Jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një komb

admin

Krasniqi: Plani franko-gjerman vështirë të pranohet nga Kosova, propozimet e PDK’së për dialogun po pranohen

admin

Ekonomisti rus: Putin duhet të detyrohet të zgjedhë ose rrogat, ose luftën

admin

Leave a Comment