June 23, 2021
Portali Shprehja

Haradinaj në takim me Kongresin Panshqiptar Amerikan – Iliria News Agency

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku me koordinatoren për Diasporë, Time Kadrijaj, biseduan në takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC).

Haradinaj ka njoftuar anëtarët e Bordit për zhvillimet e fundit në vend dhe ka kërkuar nga ta që të t’i japin Kosovës mbështetje për anëtarsim në NATO, njohjen nga pesëshja europiane si dhe për çështje të tjera që janë me rëndësi për Kosovën.

“Në takimin virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC), biseduam për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës. Njoftova anëtarët e Bordit për takimin që kam pasur me Ambasadorin Palmer dhe për qëndrimet e Aleancës rreth dialogut. Elaborova domosdoshmërinë e një emisari të caktuar prej Presidentit Biden për dialogun, pasi që ne mendojmë se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. E vetmja pritshmëri që Aleanca e ka nga dialogu, është marrëveshja gjithpërfshirëse me njohje reciproke, me Kosovën në kufijtë e 17 shkurtit dhe rregullimin aktual kushtetues”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Kërkova nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, antarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja europiane që nuk e ka njohur Kosovën, procesin e dialogut, temat e zhvillimit ekonomik e të tjera. U sigurova për mbështetjen e tyre ashtu siç historikisht, lobi shqiptar në Amerikë ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare”, shtoi tutje ai.

Të Ngjajshme

Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis – Iliria News Agency

admin

Zviceranët, ndër popujt më të sigurt në vendin e tyre – Iliria News Agency

admin

Nga 10 korriku sërish shtrenjtohen cigaret – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment