September 30, 2020
Portali Shprehja

Haradinaj: Nëse Serbia e hoqi pikën për njohje reciproke, pse Kosova nuk e hoqi pikën për Ujmanin?

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Ai tha se ka parë një shqetësim te kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kur fliste për Liqenin e Ujmanit.

Haradinaj tha se Kosova është dashur ta heqë pikën për Ujmanin, pasi që Serbia e hoqi pikën 10, atë për njohje reciproke.

“Nëse Serbia e hoqi pikën 10, atë të njohjes reciproke, pse Kosova nuk e hoqi pikën për Ujmanin”, u shpreh kryetari i AAK-së.

Tutje, Haradinaj thotë se ky version për Ujmanin nuk duhet të na kënaqë e as të na gëzojë, pasi që është pronë e jona.

“Nuk është e vërtetë që Ujmani është pronë e ndarë, Ujmani është pronë e Kosovës”.

Haradinaj ka dhënë kritika për delegacionin e Kosovës pasi sipas tij kanë treguar komoditetit në Shtëpinë e Bardhë, duke menduar që “do të fitojnë më shumë”.

“Logjika jonë ka qenë e komoditetit dhe kënaqësisë thuajse ne po marrim më shumë se sa na takon. Marrëveshja në Uashington është e njohur si materie e trajtuar më herët dhe është një hap përpara, pasi që po ndodh diçka në tavolinë ndërmjet Kosovës dhe Serbinë”, tha ai në Debat Plus.

Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e Ujmanit, pasi nga subjekti i tij politik kanë thënë se “ai shpëtoi liqenin e Ujmanit”.

“Ne e kemi ditur se është e rrezikshme ndarja e Ujmanit. Kjo na ngjalli ta rritim vigjilencën në pikën rreth Ujmanit. Dokumenti është punuar disa herë. Versioni parë dhe i fundit është nisja dhe arritja. Aty ka ndryshuar gjuha, pasi nuk përmendet Republika, as e Kosovës dhe as e Serbisë. Unë nuk kam qenë optimist se do të mbetet pika dhjetë”, ka thënë Haradinaj.

Të Ngjajshme

Basha: Rimëkëmbje për 6 muaj/ Projekti ekonomik i PD: Duhen 312 milionë euro për gjashtë muaj

admin

Përplasja e madhe mes LDK-AAK

admin

Biden pagoi 300 mijë dollarë taksa për një vit

admin

Leave a Comment