18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Haradinaj: Një kryeministër konsensual dëmton proceset demokratike

“Një ndërhyrje ndryshe, pra më një kryeministër konsensual do të ishte dëmtim i proceseve demokratike”, ka thënë Haradinaj.

ai u shpreh mjaft i vendosur për koalicionet e ardhëshme, duke përjashtuar PDK-në, VV-në dhe LDK-në.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK-në VV-ë dhe LDK-në. Mirëpo jemi të hapur me parti më të vogla si Nisma, AKR dhe PSD”, ka sqaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se nuk ka koalicion me partitë që kanë qëndrim për heqjen e taksës.

“Asnjë parti nuk do ta merrë përkrahjen tonë nëse qëndron për heqjek e taksës, ajo do të mbetët deri në njohje”, tha Haradinaj për RTV 21.

Edhe njëherë Haradinaj ka treguar se është i gatshëm të pranojë postin e kryeminsitrit, nëse e voton sovrani.

“Jam i gatshëm të shërbejë për kryeministër, aq sa më jep besim qytetari”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj tha se Kosova është rrezik të udhëhiqet nga liderë të paqëndrueshëm.

“Është rrezik që Kosova të udhëhiqet nga liderët e paqëndrushëm, ata të cilët bëjnë kompromise për hirë të vetëvetës dhe kësisoji e pëson një vend”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja