December 5, 2022
Portali Shprehja

Haradinaj shau me nënë derisa po largohej nga takimi me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftoi në takim gjatë mëngjesit të sotëm udhëheqësit e partive opozitare parlamentare. Por kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lënë takimin në gjysmë dhe ky largim duket se nuk është bërë pa fjalë (Kujdes, teksti mban fjalë që nuk janë për secilën audiencë).

Haradinaj ishte i vetmi udhëheqës opozitar që e pranoi takimin me Kurtin para rreth tri javëve dhe në të ishte diskutuar propozimi franko-gjerman. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, e kishin refuzuar.

Sidoqoftë, në takimin e sotëm ishin të tre udhëheqësit në zyrën e Kurtit dhe Haradinaj përsëri e “veçoi” veten nga dy të tjerët.
Haradinaj e la në gjysmë takimin duke u larguar demonstrativisht nga takimi.

Ai shkroi më pas në “Facebook” duke thënë se Kurti “mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse i ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizonte kërkesën e tyre.”
Ishte fjala për kërkesën personale të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shtyrjen e afatit të vendimit për targa për 10 muaj.

Haradinaj, derisa po largohej nga takimi, ka mësuar Nacionale me anë burimesh, e ka sharë kryeministrin Kurti.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q… nanën venit dhe vetit” – është fjalia që Haradinaj ia ka thënë Kurtit në largim e sipër.

Konteksti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha dje se “nuk e ka refuzuar planin franko-gjerman”. Ai u shpreh se Serbia, përmes veprimeve të fundit në veri të Kosovës, po mundohet të maskojë refuzimin e saj.
Megjithatë, Kurti është shprehur se “i kishte pasur vërejtjet e tij” për propozimin që tha se ka mbështetje edhe nga Brukseli e Uashingtoni.

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj e ka akuzuar edhe Kurtin se, përmes çështjes së targave, po provon që ta refuzojë planin franko-gjerman, që është edhe qëllimi i Serbisë. Kurti mohoi një gjë të tillë.
Në anën tjetër, Departamenti amerikan i Shtetit i kishte reaguar ashpër kryeministrit të vendit duke shprehur “zhgënjim e shqetësim” me mospërfilljen e kërkesës së ShBA-së për çështjen në fjalë.

Çka thanë Memli e Lumiri?

“Mendoj që sot kemi një situatë që ka mundur të shmanget. Papjekuria dhe mungesa e koordinimit me aleatët duket sa kanë sjellë momentum që mund të shmangej. Ne kemi diskutuar edhe për dialogun, edhe për propozimin franko-gjerman” – tha mes tjerash pas takimit kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke shtuar se nuk ka mësuar diçka të re.
Pak a shumë, të njëjtat fjalë i tha edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Për LDK-në besojmë që koordinimi i ngushtë me DASh-in, me institucionet e sigurisë amerikane, aleatët në Uashington dhe Bruksel, është zgjidhja e vetme adekuate për situatën në të cilën është Kosova. Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve të destabilizimit të vendit nga faktorë që burojnë në Beograd” – u shpreh ai.

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Trajneri i Zvicrës zbulon planin për ta ndalur Ronaldon

Pretendon se e kanë rrëmbyer alienët 60 herë, thotë se ka video dëshmi

Kroacia fiton dramën me penallti dhe kalon në çerekfinale

Leave a Comment