November 26, 2022
Portali Shprehja

Harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, në zhveshtoren e futbollistëve serb!

Humbja 2-0 ndaj Brazilit në Kupën e Botës edhe mund t’u ketë djegur palës serbe, por më shumë i përcëllon humbja e një toke që kurrë nuk e kishin. Këtë e tregoi më së miri një veprim i bërë nga ata mbrëmë në Katar.

Dy golat e marrë i mërzitën, por nuk ua shëruan epshet e sëmura nacionaliste. Në një foto që po qarkullon në internet, në zhveshtoren e kombëtares serbe, pos fanellave, gjendet edhe një flamur, që përmban hartën e Kosovës me ngjyra të Serbisë.

Ky gjest aspak sportiv ende nuk e ka marrë shqyrtimin nga FIFA.Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë konsekuencë në lidhje me këtë çështje./Lajmi.net/

.

Të Ngjajshme

Nuk ka një afat se kur Qeveria do t’i konfiskon shtetësinë oligarkut pro rus, Alekander Onishçenko

Reshjet, kokëçarje për fshatrat e Tetovës

​Shkenca shpjegon se çfarë i ndodhë trurit tuaj kur lexoni çdo ditë

Leave a Comment