Mbyllen dy pjeset e para te dy ndeshjeve te Champions League. Manchester City e ka nisur direkt fort ndeshjen ne Angli ndaj Leipzig, teksa pasi kane kaluar 22 minuta eshte ndezur Erling Haaland. Ne harkun kohor te dy minutave, sulmuesi norvegjez ka shenuar dy gola.
Fillimisht duke shenuar nga pika e bardhe e penalltise, pasi arbitri kryesor zbuloi një krah te topi nga Henrichs pas një goditjeje me kokë nga Rodri. Penallti për Citizens dhe karton i verdhë për mbrojtësin e Leipzig.
CITY-LEIPZIG 3-0 (GOLAT E HAALAND)
Me pas ka ardhur edhe goli i dyte. De Bruyne gjuajti një top te forte nga buza e zonës duke goditur traversën. Topi kthehet aty ku Haaland me një goditje me kokë shënon 2-0… 36 ndeshje tashme dhe 36 gola!
Por duket se mbremja e Haaland do te jete spektakolare sic na ka mesuar! Në zhvillimet e një këndi, Dias godet me kokë dhe topi prek shtyllën. Topi kërceu në vijë dhe më pas u dërgua në portë nga Haaland i cili shënoi hat-trick.
Prag ndeshjet – Pas gabimit në ndeshjen e parë në Gjermani ku Manchester City barazoi 1-1 me Leipzig, sot Qytetarët nuk u falet gabimi ndërsa nisen si favorit absolut për kalimin në çerekfinale të UEFA Champions League. Dy trajnerët kanë zbuluar titullarët për këtë ndeshje që nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin “Etihad”.
Formacionet zyrtare | Manchester City: Ederson; Stones, Akanji, Ruben Dias, Ake; Bernardo Silva, Rodri, Gundogan; De Bruyne; Grealish, Haaland. Leipzig: Blaswich: Henrichs, Orban, Gvardiol, Raum; Laimer, Kampl; Szoboszlai, Haidara, Forsberg; Werner.
Interi do të tentojë të mbrojë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë teksa do të luajë atë të kthimit në Estadio do Dragao kundër Portos. Skuadrës së Inzaghit i mjafton një barazim për të prekur çerekfinalen.
Formacionet zyrtare | Porto: Diogo Costa; Pepê, Fábio Cardoso, Marcano, Zaidu; Grujic, Uribe, Eustáquio, Galeno; Taremi, Evanilson. Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.
.