Gift Orban hyn në historinë e futbollit europian. Sulmuesi i Gentit shënon 3 gola në Konferencën e Ligës në pak më pak se 3 minuta dhe bëhet kësisoji lojtari i parë që shënon “hat-trick” më të shpejtë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s.
Kështu, nigeriani i ‘përgjigjet’ mbrëmjes së pabesueshme të Erling Haaland, autor i 5 golave në ndeshjen mes Manchester City të tij dhe Leipzig. Po cilët janë lojtarët që kanë shënuar “hat-trick” më të shpejtë në Champions League dhe ‘Europa League’? Le t’i zbulojmë së bashku.
Liga e Kampionëve, komandon Salah
Yllit egjiptian të Liverpool-it iu deshën shtatë minuta për të goditur Glasgow Rangers tri herë në ‘Ibrox Park’, në xhiron e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve. Në vijim ishin edhe ish-sulmuesi i Lyon-it, Bafetimbi Gomis dhe Mike Kewell, të cilët shënuan një “hat-trick” perfekt (gola me kokë, majtas dhe djathtas) në sezonin 1995-1996.
Këtu është renditja:
1) 7 minuta: Mohamed Salah (Rangers-Liverpool 1-7, 12/10/22).
2) 8 minuta: Bafétimbi Gomis (Dinamo Zagreb-Lyon 1-7, 07/12/2011).
3) 9 minuta: Mike Newell (Blackburn Rovers-Rosenborg 4-1, 06/12/1995).
4) 11 minuta: Raheem Sterling (Manchester City-Atalanta 5-1, 22/10/2019).
5) 11 minuta: Cristiano Ronaldo (Real Madrid-Malmo 8-0, 08/12/2015).
6) 11 minuta: Robert Lewandowski (Bayern Munich-Salzburg 7-1, 08/03/22).
“Europa League”, spikat Daka
Në kompeticionin e dytë kontinental të klubeve, Patson Daka është lojtari që ka shënuar “hat-trick” më të shpejtë. Ndodhi më 20 tetor 2021, kur sulmuesi zambian i Leicesterit ndëshkoi tri herë në dhjetë minuta prapavijën e Spartak Moskës.
Renditja:
1) 10 minuta: Patson Daka (Spartak Mossca-Leicester 3-4, 20/10/2021).
2) 11 minuta: Claudiu Keseru (Steaua Bukuresht-Aalborg 6-0, 18/09/2014).
3) 11 minuta: Diogo Jota (Wolverhampton-Besiktas 4-0, 12.12.2019).
4) 13 minuta: Andrej Kramaric (Rijeka-Feyernoord 3-1, 23/10/2014).
5) 14 minuta: Steven Gerrard (Liverpool-Napoli 3-1, 04/11/2010).
.