June 20, 2021
Portali Shprehja

Havertz pranon vështirësitë dhe përgatitet për “një nga ndeshjet më të bukura”

Nuk ka qenë një debutim i lehtë për Kai havertz në Premier League.

Pavarësisht fitores 3-1 kundër Brighton, ylli i ri gjerman nuk ka shkëlqyer. Do të duhet pak kohë që të përshtatet me futbollin anglez. Ndoshta duke filluar nga sfida e ardhshme kundër Liverpool-it.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë edhe pse unë kam patur pushime të gjata, më pas jam stërvitur vetëm 5-6 ditë me skuadrën”, ka thënë Havertz për Evening Standard.

“Premier League është më e vështirë se Bundesliga. E kam parë në stërvitje, e kam parë te loja. Por jam i gëzuar që kam luajtur 80 minuta dhe shpresoj të vazhdoj të luaj në ndeshjet e ardhshme”.

Në lidhje me ndeshjen kundër Liverpool-it:

“Do të jetë një nga ndeshjet më të bukura. Ata janë një nga skuadrat më të mira në botë. Duhet të tregojmë respekt, por edhe Chelsea është një skuadër e madhe”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë si për ne ashtu edhe për ata.  Do të punojmë shumë dhe mendoj se do të kemi mundësinë të marrim pikë”.

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment