15.5 C
Skopje
September 23, 2019
Offside

Hazard-Real, Çelsi më në fund ul kokën

Hazard dhe dëshira e tij për t’u transferuar në Madrid është e parezistueshme. Belgu dëshiron me patjetër transferimin në Madrid dhe Çelsi duket se është bindur për ta larguar. Londinezët po bënin një rezistencë të vazhdueshme ndaj Realit për ta mbajtur, por edhe për të rritur çmimin e shitjes, megjithatë nuk ja ka vlejtur.

Londinezët janë të gatshëm ta shesin 28-vjeçarin për 100 milionë euro. Arsyeja kryesore e kësaj tërheqjeje të klubit të Abramoviç është evitimi i problemeve me UEFA-n mbi ndershmërinë financiare. Një tjetër kalvar gjyqesh pas problemit me kontratat e minorenëve do e lodhte klubin nga Londra. Kështu zgjidhja është shitja e Hazard te Real. Njoftimi se marrëveshja është arritur pritet të dalë pas datës 29 maj, që përkon me finalen e Europa League.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

E njëjta mënyrë festimi, Witsel shënon golin e avantazhit për Dortmundin

shprehja

VIDEO/ Si me Kolollin, Caputo bie në rrethimin e fushës pasi i shënoi Berishës

shprehja

VIDEO/ Edhe më keq se Kobina ndaj Kukësit, D’Ambrosio humbi rastin e pabesueshëm në derbi

shprehja