December 3, 2022
Portali Shprehja

“Hero” dhe kampion te Milani, shpërblehet Giroud. Sulmuesi francez merr lajmin e madh

Sipas asaj që raporton RMC Sport në Francë, në listën finale të kombëtares transalpine për Botërorin e Katarit do të jetë edhe Olivier Giroud. Trajneri të Deschamps do t’i shpallë emrat që do të nisen për në ekspeditën botërore të mërkurën në mbrëmje. Mësohet se mes emrave të shpallur do të jetë edhe ai i sulmuesit të Milanit.

Për të do të jetë Botërori i tretë dhe gjithashtu do t’ia vlejë mundësia për t’u bërë golashënuesi më i mirë i “gjelave”, duke mposhtur Thierry Henry (49 gola për lojtarin e Milanit kundër 51 për ish-kampionin e Arsenalit dhe Juventusit).

Olivier Giroud po përjeton një rini të dytë në Milano. Siç shkruan sot “Corriere della Sera”, pavarësisht 36 viteve mbi supe, francezi vazhdon të shënojë gola të rëndë, si ai i së shtunës ndaj Spezias. Udhëheqja e tij brenda dhe jashtë fushës janë një vlerë e shtuar për Milanin, me Maldinin që tashmë ka gati rinovimin e kontratës për të, që skadon në qershor. Ajo do të zgjatet edhe për një vit, një marrëveshje tashmë e arritur për 3.5 milionë neto, sa shifrat aktuale. Shifrat janë në anën e tij: 9 gola në 18 ndeshje sezonale.

Olivier Giroud ka qenë vendimtar te Milani. Në sfidën më të rëndësishme të kësaj pjese të parë të sezonit, francezi shënoi një dygolësh në rezultatin 4-0 ndaj austriakëve te Salzburgut, çka i lejoi “Djallit” të rrëmbejë kalimin në 1/8 e Champions League. Kuqezinjtë rikthehen pas nëntë vitesh mes 16 skuadrave më të mira të Europës.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje para ndalesës për Botërorin e Katarit, kompeticion që Giroud dëshiron ta luajë me Francën e tij. I intervistuar nga “Canal +”, bashkëlojtari i tij në Milano, Zlatan Ibrahimovic, deklaroi se numri 9 i kuqezinjve meriton të thirret nga trajneri Deschamps:

“Nëse Giroud e meriton Kupën e Botës? Po, ai është një fitues dhe një njeri serioz. Ai nuk është dikush që do të shënojë ndonjëherë 40 gola në vit, por i sjell skuadrës diçka që të tjerët nuk e bëjnë. Nuk është egoist, luan për të gjithë. Kur erdhi i dha një dorë të fortë Milanit, bëri gjëra të mëdha”.

.

Të Ngjajshme

U tha se iu rebelua trajnerit Santos, Cristiano Ronaldo reagon publikisht! “Gënjeshtër, ja me cilin e kisha…”

admin

Shaqiri plas shishen në tokë, donte të luante 90 minuta ndaj Serbisë – FOTOT

admin

Granit Xhaka shmang provokimet pas ndeshjes. Deklaratat e tij: “Fokusohuni te futbolli sepse sonte…”

admin

Leave a Comment