Hertha e deklason Unionin në derbin e Berlinit

Një nga derbit më emocionues në Gjermani dhe jo vetëm, u zhvillua pa tifozë shkaku i mbylljes së stadiumit nga frika e shpërndarjes së COVID-19.

Pjesa e parë e derbit përfundoi 0-0, ndërsa vendasit “shpërthyen” në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola.

Vedat Ibesevic në minutën e 51’ zhbllokoi ndeshjen kur shënoi për 1:0, ndërsa një minutë më vonë, Dodi Lukebakio, shënoi për 2:0.

Në minutën e 61’, vendasit e mbyllën ndeshjen, kur Matheus Cuhna realizoi për 3:0.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Dedryck Boyata, që gjeti portën e mysafirëve në minutën e 77’.

Me këtë fitore Hertha Berlin renditet në vendin e dhjetë më 34 pikë, ndërsa Union Berlin në vendin e 12 me 30 pikë./Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

E bujshme: Liverpool vihet pas Milot Rashicës

shprehja

Formacionet zyrtare: Roma – Juventus

shprehja

Inter 0-1 Napoli, notat e lojtarëve

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë