October 4, 2023
Portali Shprehja

Hibridi i parë i konfirmuar ndonjëherë qen-dhelpër i quajtur ‘dogxim’ është gjetur në Brazil

Siç raportohet, kafsha u zbulua kur u godit nga një automjet dhe u dërgua te veterineri në vitin 2021, por stafi nuk mund të kuptonte nëse ishte qenë apo një dhelpër, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët nga universitetet lokale kanë kryer teste gjenetike të gjera dhe përcaktuan se ishte gjysmë qenë dhe dhelpër; nëna e saj ishte një dhelpër ‘pampas’ dhe babai një qen shtëpiak. Ata vunë re se kishte një përzierje të pazakontë të karakteristikave të qenit dhe dhelprës, me veshë të mëdhenj me majë, gëzof të trashë dhe një feçkë të gjatë të hollë.

Edhe pse ishte shumë e matur ndaj njerëzve, ajo u ngroh me ta dhe madje i lejoi ta përkëdhelin. Kafsha refuzoi ushqimin, por hante brejtës të gjallë, lehte si qen dhe ndonjëherë luante me lodra, por lëvizte si dhelpër. Qeni-dhelpër ngordhi në fillim të këtij viti nga shkaqe të panjohura.

.

Të Ngjajshme

Aksioni për pastrimin e fundit të liqenit të Ohrit, është hequr një sasi e madhe e mbeturinave të ngurta

LSDM: VMRO për 11 vjet e ka mbajtur shtetin të izoluar jashtë BE-së dhe NATO-s

admin

Lirohet Radojiçiq, i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia

Leave a Comment