October 21, 2021
Portali Shprehja

Hidhet bombë-shashkë në ambasadën e Shqiperisë në Beograd

Në Tiranë u raportua për shpërthimin e bombës-shashkë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd.

Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar dhe as dëme materiale në ndërtesën e ambasadës.

Gjithashtu nuk ka të dhëna të tjera apo detaje, përveçse informacioneve paraprake mediatike për këtë ngjarje.

Për incidentin që u njoftua ditën e sotme në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, sipas korrespondentit të RTK-së Denion Ndrenika, autorësia i jepet personave të paidentifikuar.

Ata kanë hedhur një bombë-shashkë (zhurmësjellëse) në oborrin e ndërtesës ndërkohë që ambasadori Ilir Boçka thuhet se ka qenë brenda.

Të Ngjajshme

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Ja kush fiton në garën për Prishtinën, sondazhi nga “Bota Sot”

Leave a Comment