November 27, 2020
Portali Shprehja

Higuain zyrtarizohet në MLS, “fshin” Juventusin: Kjo është ajo që po kërkoja…

Gonzalo Higuain zbarkon në MLS. Pas zyrtarizimit të largimit nga Juventusi, klubi i David Beckham njoftoi, me një video të publikuar në Twitter dhe një shënim në faqen e internetit, nënshkrimin me qendërsulmuesin argjentinas. “Ne jemi të kënaqur të shpallim marrëveshjen me Gonzalo, një sulmues me përvojë dhe i suksesshëm, i cili është dalluar në ekipet më të mira dhe në ligat më të forta në botë”, – tha Paul McDonough, drejtori sportiv i klubit amerikan. –  Pronarët gjithmonë kanë thënë se qëllimi ynë nuk është vetëm të sjellim lojtarë elitarë, por edhe njerëz të mirë, që ndajnë ambicie dhe aspirata për të bërë historinë e futbollit të Amerikës së Veriut. Ne kemi besim se i kemi gjetur të gjitha këto cilësi te Gonzalo”.

Mësohet se Gonzalo Higuain do të veshë fanellën me numrin 9. “Unë dua të falënderoj Inter Miami për përpjekjen financiare. Mendoj se do të jetë një përvojë e mrekullueshme për jetën time. Kjo është ajo që po kërkoja. Një ligë e re, një qytet i bukur. Jam vërtet i lumtur që jam këtu, – u shpreh “Pipita”. – Do të përpiqem të sjell këtu gjithë përvojën e fituar në Europë dhe ta ndihmoj ekipin të rritet. Ndihem mirë, ndihem i plotë si lojtar. Jam i motivuar. Unë e kam potencialin e duhur për të qenë i suksesshëm. Ky është një ekip në ndërtim, por tashmë ekziston një bazë e mirë për arritjen e qëllimeve të rëndësishme”.

.

Të Ngjajshme

E PABESUESHME: Zbulohen shifrat qesharake të Rebic dhe Andre Silva. Milani dhe Frankfurt “u tallën” me Fiorentina

admin

Zbulohet premtimi “bom*ë” i Laportës për presidencën e Barçës

admin

Borussia ngre “murin” kundër Real Madridit për Haaland

admin

Leave a Comment