May 23, 2022
Portali Shprehja

Hill me porosi të qartë për Beogradin: Nëse mendoni se Rusia do t’ju ndihmojë për Kosovën, mendoni mirë!

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se SHBA dhe BE presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, por se Beogradi vendos për këtë, pa presion.

Tact Watches

Megjithatë, ai nuk tregoi qartë nëse do të kishte pasoja nëse Beogradi do të qëndronte në pozicionin aktual. Hill thotë gjithashtu se Serbia duhet të “rimendojë” nëse beson se Rusia do ta ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

Ambasadori amerikan ka folur edhe nëse ka ndonjë pritshmëri nga qeveria e re serbe, ndërsa ka treguar edhe se për çfarë kanë folur senatori Chris Murphy dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Hill tha se “Serbia duhet të veprojë si anëtare e BE-së dhe t’u bashkohet sanksioneve. “Është e qartë se kjo është politika jonë dhe nga ana tjetër Serbia duhet të mendojë për të”, tha ai.

Ambasadori amerikan theksoi se SHBA-ja dhe Serbia kanë dallime të qarta jo vetëm për sanksionet, por edhe “për shembull, se sa shpejt Serbia dhe Kosova mund të përparojnë në dialog”.

I pyetur se pse është e rëndësishme për Amerikën dhe BE-në që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë, Hill u përgjigj:

“Më duhet të them se kishte një keqkuptim në lidhje me raportin e shkruar nga Senatori Murphy, ku njerëzit disi kuptuan se ato 60 ditë, që kishin të bënin me një çështje ekonomike, në të vërtetë kishin të bënin me sanksionet – gjë që nuk është e vërtetë. Unë isha aty dhe nuk bëhej fjalë për sanksione.

Hill tha se Rusia nuk mund të jetë tani mik apo aleat me të cilin mund të krenohesh.

“Dhe mendoj se po bëhet gjithnjë e më e qartë se çfarë duhet të bëjnë vendet. Në fund, u takon atyre vendeve të vendosin dhe askush nuk po i bën presion askujt, njerëzit në Serbi duhet të vendosin se në cilin drejtim duan të shkojnë”.

Ambasadori Hill u pyet nëse Serbia do të ketë pasoja nëse vazhdon të refuzojë t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Është një pyetje hipotetike. Ajo që do të donim është thellimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ne e dimë se sa e rëndësishme është Serbia në rajon dhe në Europë dhe do të donim të kishim marrëdhënie më të mira. Shtetet e Bashkuara tani kanë marrëdhënie më të mira me BE-në për shkak të kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë. Ne po flasim me Serbinë se çfarë mund të bëjmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj lufte… Nuk do të doja të hyja në këtë, nuk po flasim për pasojat. Thelbi është se ne do të donim marrëdhënie më të mira, mundësinë për të gjetur interesa të përbashkëta”, tha ai.

“Nuk kam parë asgjë që tregon se Rusia po mbron dikë përveç zotit (Vladimir) Putin”, tha Hill, kur u pyet nëse SHBA-ja e kundërshton pohimin e disa ekspertëve se Rusia i mbron interesat e Serbisë për çështjen e Kosovës në OKB dhe për këtë shkak ka kaq shumë ndikim në Beograd”, theksoi ndër të tjera ambasadori amerikan në një intervistë me Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Të Ngjajshme

Automjetet “Retro” ekspozohen në Sarandë

admin

“Mund të kemi lëvizje pozitive”, në Kosovë ka optimizëm për liberalizim të vizave në fundvit

admin

Albanese ka disa shqiptarë në partinë e tij

admin

Leave a Comment