May 16, 2021
Portali Shprehja

Hoda: Politikanët nuk e kuptuan mesazhin e vitit 2001

Kryetari i OVL-UÇK Besim Hoda në “Prtogrami 200”, deklaroi se edhe pas 20 viteve politikanët nuk e kanë kuptuar mesazhin  e vitit 2001. Sipas tij politikanët janë lojtarët kryesorë në fushëbetejë, por pas luftës. Hoda përkujtoi në Marrëveshjen e Ohrit që sipas tij duhej të arrihet mes palëve në konflikt, shtetit dhe UÇK-së.

“Fatkeqësisht ndodhë që shoqëria në përgjithësi por mbi të gjitha politikanët sepse ata janë ata të cilët janë lojtarët kryesorë në fushëbetejë, konkretisht pas lufte. Siç duket nuk e kanë kuptuar mesazhin e vitit 2001, edhe pse atëherë u ulën në tavolinë që përfundimisht të arrihet një marrëveshje e cila ishte marrëveshje që do të ndërpriste luftën, për shkak se çdo luftë bëhet edhe për paqe. Dhe nga pala shqiptare u kuptua dhe u shtri dora e pajtimit dhe u arrit një marrëveshje e atillë. Fatkeqësisht pas arritjes së marrëveshjes nuk u bë ajo që duhej bërë pas çdo marrëveshje dhe pikërisht edhe këtu është ajo thembra e Akilit, se pse nuk po ecim ashtu siç duhet. Gjithmonë vazhdon konflikti, palët e para që duhet të bëjnë pajtimin janë ata që janë në konflikt direkt, pra pala nga ana e shtetit dhe pala e UÇK-së. Konkretisht kjo nuk ndodhi as atëherë e as sot e kësaj dite. U bë një hile shumë e madhe atëherë për shkak se ushtarëve  të UÇK-së iu kërkua që të pranojnë amnisti, a pranimi i amnistisë dëshmon se ti je fajtor, por asokohe na u sqarua si një formë modaliteti për pajtim”, deklaroi Besim Hoda, kryetar i OVL-UÇK.

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment