Holanda dhe Senegali u përballën mes tyre në “Al Thumama Stadium” te Katarit, takimi i dytë në grupin A në Botërorin Katar 2022. Louis Van Gaal kishte rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-1-2. Ylli i PSG-së, Cody Gakpo luajti pas dy sulmuesve Vincent Janssen (Antwerp) dhe Steven Bergwijn (Ajax), teksa porta i është besuar Andries Noppert (Heerenveen), i cili debutoi me kombëtaren tulipane.
Në krahun tjetër, Aliou Cisse kishte zgjedhur të zbresë Senegalin në fushë me skemën 4-1-2-3. Sadio Mane ishte mungesa e madhe në sulm, repart ku goli pritej nga treshja Ismaila Sarr (Watford), Boulaye Dia (Salernitana) dhe Krepin Diatta (Monaco).
Sigurisht, Holanda ishte me kerkuese dhe e nisi takimin direkt me raste. Mundësia e mirë për Holandën u shfaq pas pak minutash kur Frenkie De Jong del i vetëm me portierin, por vonohet dhe humbet shansin për të zhbllokuar sfidën. Pjesa e pare ishte nje loje shahu dhe nuk eshte se dhuroi shume befasi.
Senegali u mbrojt fort dhe u mundua te pickonte, kurse Holanda ishte jo e pasakte ne 20 metrat e fundit. Ne pjesen e dyte shansi ishte per Virgin Van Dijk qe “fluturon” në ajër, por gjuajtja me kokë e kapitenit kalon ngjitur mbi traversën e portës së Senegalit.
Jane dashur ne fakt 84 minuta qe te zhbllokohej ndeshja. Ylli i PSV-së, Cody Gakpo shfrytëzoi në maksimum një krosim të De Jong dhe fitoi duelin ajror me portierin kundërshtar. Holanda në avantazh. Nje krosdim perfekt nga ylli i Barcelona-s dhe sigurisht nje dalje e pasigurte e portierit te Chelsea-t Mendy!
Pas atij goli, Holanda u clirua jo pak! Nisi nje ndeshje tjeter dhe hapesirat u shtuan. Arbitri akordoi 9 minuta shtese dhe pikerisht ne fund erdhi edhe goli i dyte i firmosur nga Klaassen. Depay përfshihet në një duel në zonë me Koulibaly dhe godet, duke gjetur pritjen e shkurtër të Mendy. Topi kthehet dhe Klassen e depoziton ne rrjete…
Historia e cuditshme – Andries Noppert është 28 vjeç dhe ka bërë 51 paraqitje profesionale në karrierën e tij. 34 prej tyre kanë ardhur në 12 muajt e fundit. Dhjetë muaj më parë ai ishte portieri rezervë për Go Ahead Eagles të sapo promovuar. Sot ai mbajti portën e pastër për Holandën në Kupën e Botës!
.