Në këtë takim, përveç kryeministrit Avdullah Hoti do të marrin pjesë edhe koordinatori për dialogun, Skënder Hyseni, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zv.kryeministrja Albulena Balaj Halimaj.
Serbia ndërkaq përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuciq
Për në Uashington kanë udhëtuar tetë persona si pjesë e delegacionit të Kosovës, mirëpo, disa prej tyre nuk do të jenë pjesë e takimit të sotëm.
Delegacioni i Kosovës tashmë është nisur për në Shtëpi të Bardhë, derisa, para mediave do të deklarohet para takimit kryeministri Hoti.
Në takim ndërkaq nikoqir do të jenë këshilltari për Siguri i presidentit amerikan, Rorbert O’Brien si dhe emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell./GazetaExpress/