May 26, 2022
Portali Shprehja

Hoti: Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë

Ish- kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Tact Watches

Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës, shkruan arbresh.info.

“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova.. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevë. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës. Ky vendim duhet të ndryshohet menjëherë”, shkruan Hoti.

Në vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për masat e reja anti-Covid, është vendosur që të gjithë ata që duan të hyjnë në Kosovë, duhet t’i kenë nga tri doza të vaksinave anti-covid. Kjo ka ngjallur paknaqësi sidomos tek kuksianët./arbresh.info

Të Ngjajshme

Rusia nuk ka të ndalur, kërcënon edhe këtë shtet të Ballkanit

admin

Gjen. Begaj: SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

admin

Flamuri në gjysmështizë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, në nderim të viktimave në Teksas

admin

Leave a Comment