Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në një seancë të Parlamentit Evropian , ku ka folur për një sërë procesesh nëpër të cilat po kalon vendi.
Para eurodeputetëve ai ka folur për dialogun me Serbinë, proces në të cilin ka thënë se rolin e SHBA-së në këtë proces e sheh si përmbushje të tij.
“Dialogu udhëhiqet nga BE. Është e mrekullueshme që kemi vëmendje të plotë nga SHBA. Marrëveshjen e nënshkruar në Washington e kemi dërguar në Kuvend dhe te Presidenti për informim. Është një listë e angazhimeve që kemi ndërmarr dhe presim që Serbia do t’i respektojë këto angazhime”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.
“Marrëveshjet e nënshkruara në Zyrën Ovale duhet t’i zbatojmë. Marrëveshja e nënshkruar në Washington është më shumë e koncentruar në çështje ekonomike por ka edhe disa elemente politike. Çdo marrëveshje me Serbinë ka të bëjë edhe më politikën”.