March 29, 2023
Portali Shprehja

Hovenier pas takimit për Asociacionin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është deklaruar pas takimit me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe shoqërisë civile.

Hovenier ka falënderuar të gjitha palët e takimit, derisa ka shtuar se do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Falënderoj aktorët e ndryshëm të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut”, ka shkruar ai në Twitter.

Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, raporton KosovaPress.

Për Asociacionin është diskutuar edhe dje në Prishtinë. Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) ka publikuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Aty është thënë se drafti është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Sipas draftit, Asociacioni do të ketë simbolet e veta të dizajnuara nga bordi i asociacionit në përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës.

.

Të Ngjajshme

“Ikja e trurit”, studentët: S’merren parasysh politikat rinore

Zbulohet prapaskena e përplasjes mes Nagelsmanit dhe Sadio Mane

Infuzion për lule nga të cilat ato do të rriten shpejt

Leave a Comment