February 2, 2023
Portali Shprehja

Hovenier për masakrën e Reçakut: Askush mos ta harrojë apo mohojë, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s mbrojtën civilët

“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu”, ka shkruar në Twitter ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut.

“Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit”, shkroi ai.

Sipas tij, këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella të Amerikës dhe Perëndimit.

Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”.

Me 15 janar të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe në fshatin Reçak kishin ndarë meshkujt nga familjet e tyre dhe më pas ata u gjetën të masakruar në afërsi të fshatit në një mal.

Shefi i atëhershëm i misionit verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadori amerikan William Walker, vrasjen e 45 civilëve të Reçakut e kishte cilësuar si krim kundër njerëzimit.

Të Ngjajshme

U kap brenda “shtëpisë së barit”, 19 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Angli

admin

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Leave a Comment