February 1, 2023
Portali Shprehja

Hovenieri merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Graçanicë, dënon sulmin e mbrëmshëm në Shtërpcë

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hivenier, ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës, duke folur para mediave ai tha se SHBA-të janë të shokuar dhe dënojnë plagosjen e dy djemve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës dhe shtoi se është mirë që autoritetet reaguan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin për sulmin.

Hovenier uroi të gjithë serbët për Krishtlindje dhe theksoi se ishte nder për të që peshkopi Tedosje e ftoi të marrë pjesë në shërbim, transmeton Zeri.info.

“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje dhe është traditë shekullore të përjetosh diçka të tillë. Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për t’iu përgjigjur shkurt asaj që ndodhi dje në Shtërpac dhe, natyrisht, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të theksojmë se sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe sigurisht e dënojmë atë akt. Gjithashtu, jemi mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin. Unë nuk kam asgjë tjetër për të shtuar për këtë përveç se qeveria e ka njohur faktin se ai është anëtar i FSK-së dhe do të veprojë në përputhje me procedurën”, tha Hovenier. /Zëri

Të Ngjajshme

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall

admin

Një rrugë e Prishtinës të mbajë emrin e Joe DioGuardit

admin

Bie nga ura autobusi i nјë ekipi të futbollit, 4 viktima dhe 29 të lënduar

admin

Leave a Comment