April 17, 2021
Portali Shprehja

Hoxha: Mbi 82 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, janë tejkaluar të gjitha problemet teknike

Në një konferencë për shtyp zëdhënësin i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, tha se regjistrimi i popullsisë në diasporë vazhdon pa probleme dhe problemet teknike janë tejkaluar të gjitha. Deri më tani janë regjistruar mbi 82 mijë persona, pjesa më e madhe nga Zvicra, e ndjekur nga Gjermania dhe Italia.

Në kontekst të vetë-regjistrimit të popullsisë nga diaspora, duam të theksojmë se procesi vijon pa probleme, janë tejkaluar të gjitha gabimet teknike të cilat u shfaqën në fillim. Jemi të kënaqur nga numri i qytetarëve të regjistruar dhe njëkohësisht ju sigurojmë se si Qeveri mbetemi të përkushtuar për realizimin e suksesshëm të këtij operacioni statistikor. Në mënyrë plotësuese, në konferencën e sotme për shtyp duam t’ju informojmë se deri më sot, 19 mars, nga diaspora gjithsej janë vetë-regjistruar mbi 82 mijë bashkëqytetarë tanë. Numër më të madh të qytetarëve të regjistruar ka në Zvicër mbi 26 mijë, pastaj në Gjermani, rreth 19 mijë, vijon Italia, ku janë vetë-regjistruar mbi 10 mijë qytetarë. Të nderuar, E shfrytëzoj këtë mundësi që edhe njëherë të dërgoj apel deri te diaspora që në mënyrë aktive të marrin pjesë në realizimin e Regjistrimit të popullsisë, që do të zgjasë deri më 21 prill të vitit 2021.

.

Të Ngjajshme

Në gjoksin e Iles rrah zemra e Vericës, kirurgët shpëtuan tre jetë

admin

Regjistrohen 31 viktima dhe 824 raste të reja me Covid-19

admin

Ligji për Shtetësi, opozita shqiptare përgatit ndryshimet

admin

Leave a Comment