23.6 C
Skopje
July 15, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Hoxha: Transparenca në komunikimin e procesit të integrimit rrit llogaridhënien

Tact

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, hapi diskutimin për procesin e komunikimit që synon informimin e publikut duke ofruar informata objektive dhe duke sfiduar përceptimet e gabuara rreth marrëdhënies Kosovë-BE, sidomos nevojën për informim të qytetareve sa i përket hapave konkret që duhet përcjellë drejt anëtarësimit dhe cilat institucione janë përgjegjëse për reformat si sundimi i ligjit, fuqizimi ekonomik, apo promovimi i investimeve.

“Sa i përket implementimit të reformave, apo zbatimit të MSA-së dhe ERA-së, ne do të fokusohemi që niveli i zbatimit të komunikohet në mënyrë më kualitative dhe në terma konkret, ashtu si Raporti i BE-së për vendin, duke shtuar se Ministria e Integrimit ka rol koordinues e përkushtuar për transparencë”.

“Informimi në kohë kontribuon në rritjen e llogaridhënies, sidomos në ato raste kur implementimi i ndonjë projekti të financuar nga BE zvarritet apo dështon për mos përmbushje të përgjegjësisë institucionale, qoftë te nivelit qendror apo lokal”.

“Me rastin e shënimit të ditës së Evropës, ne kemi lansuar edhe një kampanjë vetëdijesuese për informim më të mirë të publikut, theksoi Ministrja, për ngritjen e vetëdijes rreth hapave për anëtarësim në BE, për rëndësinë e MSA-së, rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe qytetarisë aktive për të rritur llogaridhënien si dhe promovimit të vlerave të BE-së në vend”.

Hoxha potencoi se ministria që ajo drejton do të kërkojë raporte për përmbushjen e rekomandimeve, rol i dhënë vjet nga Qeveria, dhe ofroi bashkëpunim si dhe diskutime që ndikojnë në koordinimin sa më të mirë për procesin integrues.fizim të lëvizjes së lirë.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Osmani tregon se si po funksionon koalicioni qeveritar

shprehja

ASH: Fati i ligjit të gjuhës shqipe, si fati i marëveshjes së Ohrit

shprehja

Lajm i Fundit: Katica Janeva jep dorëheqje!

shprehja