4 C
Skopje
December 9, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Hoxhaj i reagon ministrit serb: Kishat, xhamitë dhe objektet tjera i takojnë Kosovës

Hoxhaj në një postim në Facebook ka thënë se politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia.

Ai ka thënë se kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Obsesioni i Serbisë për të përvetësuar gjithçka e ka bërë atë shkaktare të sa e sa luftërave e konflikteve në Ballkan! Politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve të Kosovës shpesh i ka përfshirë edhe njerëzit e shkencës, duke manipuluar me faktet.

S’do mend se në shekullin e 14 e 15 prej kur daton Kisha e Novobërdës nuk kishim të bënim me kombe të krijuara, kështu që përvetësimi i saj si ‘serbe’ është qesharak!

Kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia! Kosova është fakt i kryer! /Lajmi.net/

Artikuj të ngajshëm

Grubi komenton deklaratën e Menduh Thaçit

shprehja

Mosmarrëveshjet për poste mund të zgjasin pafundësisht, por LDK-së i ka kaluar koha

shprehja

Muki e Spasovski në një odë shqiptare në Likovë

shprehja