September 24, 2020
Portali Shprehja

Huawei hapë qendër testuese në Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konsideruar prodhues jo-kredibil pikërisht gjigantin teknologjik kinez, tpërcjell lajmi.net.

Në mbrëmjen e së hënës, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e shoqëruar nga ambasadori i Kinës në Serbi dhe presidenti i firmës teknologjike për Ballkan, ka thënë se kjo qendër e Huaweit do t’i ndihmojë Serbisë përshpejtimin në transformimin digjital dhe do të shtyjë përpara inovacionin e kreativitetin në ekonominë e Serbisë, raporton Ballkan Insight.

“Kompanitë e mëdha ndërkombëtare kanë rol të jashtëzakonshëm në transformimin digjital të ekonomisë sonë, krahas sistemit të edukimit dhe kompanive të vogla lokale për inovacion. Partnerët e tillë luajnë rol kyç për ne. Një nga më të mirët dhe më të mëdhenjtë është kompania kineze, Huawei”, deklaroi ajo.

Sipas Bërnabiq, bashkëpunimi i Serbisë me Huawein nuk do kufizohet vetëm në rrjetin 5G. Sipas saj, edhe inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shkollimit dhe prezantimi i qyteteve të mençura janë pjesë e projektit.

E pyetur nëse pikat e marrëveshjes së Washingtonit do të kenë ndikim në raportet me Huawei, E para e legjislativit serb ka thënë se vendi nuk është e interesuar në teknologjitë jo të besueshme, dhe se ajo kërkon një tender transparent për prezantimin e rrjetit 5G, dhe në respektim të standardeve ndërkombëtare, siç përcaktohet edhe me marrëveshjen e Washingtonit.

Më 4 shtator, Serbia dhe Kosova u zotuan se “do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G nga prodhues jo të besueshëm në rrjetet e tyre, e se nëse diçka e tillë ekziston në këto shtete, ato zotohen për t’i larguar nga territori”.

Autoritetet amerikane e kishin akuzuar Huawei-n se mund të përdoret nga Kina për spiunim, përmes pajisjeve të veta me integrim të rrjetit 5G. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Apple mund të prezantojë një iPhone 12 Mini

admin

Kompjuteri i ri mund të lexojë mendjen dhe ta shndërroj atë që po mendoni në një imazh

admin

Llogaria në WhatsApp mund të hapet në telefona të ndryshëm

admin

Leave a Comment