Humb jetën një person ne fshatin Xhepçisht të Tetovës

Humb jetën një person ne fshatin Xhepçisht te Tetoves. Ngjarja ka ndodhur para pak çasteve teksa i ndjeri kishte tentuar te priste një lis i cili është rrëzuar në anën e tij dhe e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe mjeket e urgjencës, zjarrfikësit dhe policia.
Dhe pse zjarrfikësit kane arrit ta heqin lisin e rrezuar mbi personin ne fjale, megjithatë mjeket vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij. Identiteti i personit në fjalë nuk dihet. Sektori i Punëve te brendshme te Tetoves pritet te dalë me te dhëna me konkrete. Ne vendngjarje ka dale edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë se Tetovës.

.

Të ngjajshme

Përfaqësues UNESCO-s, në takim me OJQ-të

shprehja

Arrestohet personi që incizoi rrëzimin e aeroplanit në Iran

shprehja

Meta: Izraeli duhet të njohë sa më parë shtetin e Kosovës

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë