December 4, 2021
Portali Shprehja

Huseini: Dështoi tentativa e Inspektoratit për inspektim të jashtëzakonshëm në “Besa Trans”

Inspektorati shtetëror i transportit (ISHT) dje ka tentuar, por nuk ka mundur të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kompaninë “Besa trans”, autobusi i së cilës u djeg në Bullgari, sepse, siç deklaroi për MIA-n drejtori Rufat Hyseini, zyret edhe të kompanisë dhe të agjencive të saj ishin të mbyllura, ndërsa askush nuk është paraqitur në telefon.

“Dje u nisëm në hapësirat e ‘Besa transit’, në seli, por ishin të mbyllura, askush nuk paraqitej në telefonat zyrtar. Prej atje, u nisëm në selitë e dy agjencive që i kanë në Shkup, të cilat gjithashtu ishin të mbyllura dhe nuk ishte askush. Në Tetovë e dimë se ka një agjenci, por inspektori ynë nga atje na informoi se edhe ajo është e mbyllur. Nuk mundëm të kryejmë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese”, deklaroi Hyseini.

Tact Watches

Askush, siç shtoi ai, nuk e ngritë telefonin, as pronari i “Besa transit”, as dikush në zyre. “Tani do të dërgojmë shkresë dhe do të caktojmë termin për të na pritur dhe për ta hapur zyren, nëse nuk e pranon shkresën atëherë dërgesa do të bëhet përmes Ministrisë së Punëve të brendshme”, paralajmëroi Hyseini.

pas fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit më 23 nëntor në autostradën “Struma”, kur autobusi i kompanisë transportuese “Besa trans”, duke u kthyer nga Stambolli u ndesh me rrethojën mbrojtëse në rrugë dhe u dogj, Qeveria në mbledhje e angazhoi ISHT-në të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Me mbikëqyrjen, duhet të përfshihet gjithçka që është në kuadër të kompetencave të Inspektoratit në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor.

“Konkretisht, licenca për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar të udhëtarëve, numri i automjeteve dhe ekstrakteve nga licencat për ato automjete dhe nëse janë pronë e kompanisë, vozitës të paraqitur në marrëdhënie pune në kompaninë, vërtetime për kushte teknike të eksploatacionit për secilin automjet, certifikata për profesionalizëm për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, certifikatë të drejtuesit për kompetencë profesionale, evidencë për urdhëresa të lëshuara rrugore për një vit prapa. Mbikëqyrja jonë do ta përfshijë këtë dokumentacion”, tha Hyseini.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pardje ia mori licencën për punë ndërmarrjes-transportuese “Besa trans BTB”, sepse për autobusin në të cilin jetën e humbën 45 udhëtarë nuk ka pasur ekstrakt të dhënë nga licenca për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar për udhëtarë, as ndërkaq, për lloj tjetër të transportit publik të udhëtarëve, ndërsa automjeti nuk është evidentuar në evidencën elektronike të licencave të dhëna. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka regjistruar katër automjete të licencuara të ndërmarrjes “Besa trans BTB”, por në mesin e tyre nuk është autobusi që u dogj. Sipas nenit 11 paragrafi 1 nga Ligji për transport në komunikacionin rrugor, transportuesi mund  të fillojë të kryejë transport të udhëtarëve në trafikun rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar, pasi që të marrë licencë dhe ekstrakt të licencës për automjetin motorizues.

Pas kontrollit që e kreu Sektori për përgjegjësi profesionale i Drejtorisë së  doganave në VK “Deve Bair”, nga ky institucion paralajmëruan masa për dy nëpunës doganorë dhe udhëheqës sepse nuk e kanë evidentuar daljen e autobusit nga shteti.

“Rezultatet fillestare nga kontrolli i brendshëm tregojnë se më 18 nëntor nga nëpunësit doganorë në mënyrë elektronike nuk është evidentuar dalja e automjetit me targa SK 0284 BA të transportuesit ‘Besa trans’ nga Shkupi, është kryer vetëm kontroll i listës evidentuese për transport të udhëtarëve. Kështu që deri më tani parregullsitë e konstatuara në veprim, dy nëpunësit doganorë, të cilët ishin në ndërrim kur automjeti ka dalë nga shteti, do të suspendohen nga vendi i punës, ndërsa udhëheqësi i tyre i drejtpërdrejtë do të sanksionohet”,deklaruan nga Drejtoria e doganave.

Të Ngjajshme

Mickoski i shqetësuar: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

admin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

admin

Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

admin

Leave a Comment