August 14, 2022
Portali Shprehja

Hyn përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi me veturën e tij me targa të huaja ka qenë duke udhëtuar përmes rrugës ilegale nga Serbia në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:20 në Bistrica-Leposaviq.

“Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarin, mashkull shtetas i Serbisë, i cili me veturën e tij, me targa të huaja ka qenë duke udhëtuar përmes rrugës ilegale nga Serbia në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Tutje në raport, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen tre persona, rrëmbyen dhe dhunuan një 18-vjeçare në Mitrovicë

admin

Aksident në Pejë, vetura godet një të mitur

admin

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

admin

Leave a Comment