I burgosuri Bekim Memeti, i cili mbrëmë ka plagosur një polic të burgut rrugës për në spital dhe është arratisur, është dënuar me burg për një vrasje të kryer në vitin 2016 në Reçicë të Vogël të Tetovës, shkruan Pa Censurë.
Memeti fillimisht u dënua në mungesë, ndërsa në vitin 2020 u arrestua në Berlin të Gjermanisë dhe më pas u ekstradua. Procedura u përsërit në gjykatë dhe u dënua sërish me burg të gjatë.
Në shtator të vitit 2016, në rrugën 188 në Reçicë të Vogël ka pasur një debat mes dy grupeve, gjatë së cilës ka vdekur një person, për të cilin është akuzuar dhe dënuar Memeti, i cili tani është sërish në arrati./ Pa Censurë