November 29, 2020
Portali Shprehja

I dehur rrah motrën e tij në Zveçan

Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 06:00, në Zveçan.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike  ndaj viktimës femër kosovare-motrës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Rrahje në Bardhosh, një i lënduar ndërsa tre persona arrestohen

admin

Dorëzohen në Polici të dyshuarit për plagosjen në Milloshevë

admin

Një muaj paraburgim për të pandehurit S.V, akuzohet për dhunim

admin

Leave a Comment