December 7, 2022
Portali Shprehja

I flaku dhe theu celularin tifozit autik; pezullohet dhe gjobitet rëndë Cfristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është gjobitur me 50.000 £ dhe është dënuar me dy ndeshje pezullim nga Federata Angleze e Futbollit për flakjen e celularit të një tifozi në tokë. Kështu bën me dije “Mirror”. Ronaldo, të cilit i është ndërprerë kontrata nga Manchester United, u akuzua për sjellje të pahijshme dhe/ose të dhunshme nga FA pas incidentit në ndeshjen ndaj Evertonit, prillin e kaluar.

FA do të njoftojë sot dënimin e Ronaldos, si dhe do të japë arsyet e plota me shkrim për marrjen e këtij vendimi. Ndalimi do të thotë se Ronaldo do të pezullohet dy ndeshje nëse ai bashkohet me një klub tjetër në Premier League, me Chelsea dhe Newcastle, që të dy të lidhur me një lëvizje të 37-vjeçarit.

Ronaldo, i cili është në Katar duke u përgatitur për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës të Portugalisë kundër Ganës, nesër, u paralajmërua nga Policia e Merseyside për incidentin. Pas incidentit, i cili ndodhi kur Ronaldo po shkonte drejt tunelit, pas humbjes 1-0 të M.United në “Goodison Park”, kërkoi falje në rrjetet sociale për “shpërthimin” e tij dhe ftoi tifozin të shikonte një ndeshje në “Old Trafford” “si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.

Në llogarinë e tij në Instagram, pas ndeshjes, Ronaldo shkroi: “Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e dua lojën e bukur.

Do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz të shikojë një ndeshje në ‘Old Trafford’ si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.

.

Të Ngjajshme

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Neymar është një gjeni: ai e sheh arbitrin të shtyrë në shtyllë dhe vendos ta përdorë! Por e ka parë te Messi dikur… (PAMJET)

admin

Leave a Comment