April 17, 2021
Portali Shprehja

I grabisin stoli ari një femre në Gjakovë, arrestohet një person

Një femër ka raportuar se tre persona e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza prej ai dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:10, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, sipas raportit njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza, prej ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Prokuroria: I dyshuari për vrasjen e 27-vjeçarit në Mitrovicë ishte me një polic jashtë detyrës

admin

Policia me detaje për vrasjen e 27 vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve në Mitrovicë

admin

Policia jep detaje për 28 vjeçarin në Fushë Kosovë

admin

Leave a Comment