May 23, 2022
Portali Shprehja

I mashtron se do t’ju rregulloj vizën në Prishtinë, ju merr para dhe material ndërtimor

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar dy persona duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në vitin 2020 në Prishtinë.

Tact Watches

Siç sqarohet në raport për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

admin

Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

admin

Mashtroi mërgimtarin përmes Facebook-ut duke ia marrë 750 euro, dënohet me 100 ditë burgim dhe 200 euro gjobë

admin

Leave a Comment