November 29, 2021
Portali Shprehja

I merret licenca për punë kompanisë “Besa Trans- Shkup”

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njofton se pas përpunimit të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me autobusin e djegur në aksidentin tragjik në Bullgari, është  vërtetuar se për autobusin në fjalë nuk është lëshuar licencë për transportim ndërkombëtar të udhëtarëve. Nga kjo Ministri thonë se automjeti në fjalë nuk figuron në evidencën elektronike të licencave për kryerjen e transportimit të brendshëm ose ndërkombëtar të udhëtarëve.

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, kompania “Besa Trans BTB” ka tre automjete të licencuara, ndërsa autobusi i djegur nuk është në mesin e automjeteve të regjistruar.

Tact Watches

“Në bazë të nenin 12 të Ligjit për transport rrugor dhe për shkak të mungesave që janë vërtetuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe me qëllim që të parandalohet ndonjë veprim tjetër nga firma që do të mund të nxisë pasoja negative, firmës “Besa Trans BTB” i merret licenca për punë, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të Ngjajshme

Takimi me Gashin, Zaev bashkë me Kovaçevskin arrijnë në Klubin e Deputetëve

admin

Gashi para takimit me Zaevin: Ofrojmë shans për dalje nga kriza

admin

Zeqiri nga ASH: O Zot fale Alternativën

admin

Leave a Comment