June 27, 2022
Portali Shprehja

I mori lekët për t’i sjellë makinë nga Zvicra më pas zhduket

Nëse keni në plan të blini një makinë jashtë vendit dhe keni kontaktuar me një person që është i gatshëm të shkojë ta marri atë dhe t’jua sjelli në Shqipëri, atëherë duhet të keni kujdes. Ju mund të bini pre e mashtrimit.

Tact Watches

Një gjë e tillë ka ndodhur ka ndodhur në Durrës. Shtetasi M.Ll ka kallëzuar në polici se është mashtruar nga një shtetas tjetër për të marrë automjetin që ai donte të blinte në Zvicër kundrejt parave.

P.K kundrejt një shume parash është ofruar se do të shkonte vetë në Zvicër për të marrë makinën e blerë nga M.Ll, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai pasi ka marrë paratë i ka shkëputur kontaktet me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. K., pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin M. Ll., duke pretenduar se kundrejt një shume parash, do t’i sillte nga Zvicra, një automjet,” njofton policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin P.K për mashtrim.

Të Ngjajshme

Analiza e The Times/ Boris Johnson paralajmëroi Macronin në takimin e G7: Mos i krijo Putinit hapësirën për të manipuluar

admin

Kryetari i Preshevës nesër viziton nesër Kadri Veselin në Hagë

admin

Zvogëlohet fuqia punëtore në Shqipëri – emigruan mbi 220 mijë qytetarë për 6 vite

admin

Leave a Comment