July 3, 2022
Portali Shprehja

I nxehti përvëlues shkakton zjarre masive në Spanjë

Prej 6 ditësh Spanja mbetet nën kontrollin e një valë të jashtëzakonshme të nxehti me temperatura që kanë arritur deri në 43 gradë Celsius.

Tact Watches

Por i nxehti nuk është i vetmi problem, tashmë në disa pjesë të vendit kanë nisur edhe zjarret masive. Situata paraqitet me alarmuese pranë Baldomar në Katalonjë, ku flakët kanë shkatërruar tashmë më shumë se 500 hektarë pyll.

Spanja po përjeton tashmë valën e dytë e të nxehtit në më pak se një muaj. Disa banorë të Madridit thonë se kjo valë e të nxehtit është jashtëzakonisht e fortë për këtë kohë të vitit.

“Do të përkeqësohet çdo herë dhe do të na prekë në çdo nivel. Në planin fizik, çdo vit e kam më të vështirë të përballoj vapën, jo vetëm në punën time, por edhe kur përpiqemi të pushojmë natën. Netët po bëhen tropikale..”, thotë Esther Sanche.

“Gjithçka që ka të bëjë me ndryshimin e klimës dhe se si do të përkeqësohet më shqetëson, ne po bëjmë diçka të gabuar dhe mendoj se natyra po na paralajmëron. ne kurrë nuk e kemi pasur këtë vapë në qershor më parë”, shprehet Mara Marugan.

Shkencëtarët thonë se valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Me kalimin e kohës parashikohen të zgjasin më shumë.

.

Të Ngjajshme

Mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

“Kurseni energji”, Gjermania paralajmëron qytetarët për mungesë të gazit

Nëse ju enjten gishtat vuani nga kjo sëmundje

Leave a Comment